Digjet një shtëpi në Hodonoc të Kamenicës, dëmet e konsiderueshme

Kronikë

Digjet një shtëpi në Hodonoc të Kamenicës, dëmet e konsiderueshme

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Atje, nga flakët u përfshi një shtëpi, e fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Lidhur me ngjarjen, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit. Dëmet janë të konsiderueshme”, tha Hashani.

“Rasti është në shënim zyrtar. Tash mbetet që inspektorët e zjarrit ta përcaktojnë shkakun e zjarrit”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat