Vdes biçiklisti që u godit nga vetura në Vushtrri

Kronikë

Vdes biçiklisti që u godit nga vetura në Vushtrri

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Ka vdekur biçiklisti i cili është goditur nga vetura më 12 korrik në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri.

Policia bën të ditur se viktima i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë dje pasdite.

“Me datë 29.07.2025 viktima mashkull kosovar  i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e aksidentit në trafik ka ndërruar jetë.

Në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë u lirohet familjarëve”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat