Zhduket një e mitur në Drenas, pamjet e kamerave tregojnë se është larguar me një veturë

Kronikë

Zhduket një e mitur në Drenas, pamjet e kamerave tregojnë se është larguar me një veturë

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur në Drenas.

Sipas ankuesit, një mashkull kosovar (babai i vajzës), e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Drenas 04.08.2025-16:00 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohura”, ka njoftuar policia.

Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat