Raportohet hapja e një profili të rremë në emër të një gruaje në TikTok, rasti po hetohet në veri të Mitrovicës

Kronikë

Raportohet hapja e një profili të rremë në emër të një gruaje në TikTok, rasti po hetohet në veri të Mitrovicës

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar se në rrjetin social në “TikTok” është hapur një profil i rremë në emër të ankueses duke bërë postime e komente fyese në emrin e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:55 në rrugën “Vlade Cvetovic”, në veri të Mitrovicës.

“Ankuesja  femër kosovare ka raportuar se në rrjetin social ‘TikTok’ është hapur një profil i rremë në emër të ankueses dhe bën postime e komente fyese në emrin e saj, pa pëlqimin e saj. 

Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat