Ndodh edhe kjo – bllokojnë dy shiritat e rrugës për shkak të ahengut familjar, Policia i gjobit organizatorët

Kronikë

Ndodh edhe kjo – bllokojnë dy shiritat e rrugës për shkak të ahengut familjar, Policia i gjobit organizatorët

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur organizatorët e një ahengu familjar në Prizren, pasi kanë bllokuar dy shiritat e qarkullimit në rrugë.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prizren.

“Më datën 06.08.2025, rreth orës 16:40, Policia e Kosovës ka pranuar ankesë nga qytetarët për bllokim të rrugës ‘Alush Kryeziu’ në të dy shiritat e qarkullimit, nga organizatorët e një gazmendi familjar. Njësiti patrullues I Stacionit Policor të Prizrenit ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin përgjegjës, i cili ka prezantuar një leje komunale për përdorim të njërës korsi nga ora 09:30 deri 10:30. Megjithatë, rruga ishte bllokuar në tërësi dhe jashtë afatit të lejuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia tutje ka bërë të ditur se ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro sipas legjislacionit në fuqi dhe ka liruar rrugën për qarkullim normal të automjeteve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat