9 raste të vjedhjeve u raportuan javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Kronikë

9 raste të vjedhjeve u raportuan javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar janë raportuar 9 raste të vjedhjeve.

“6 raste në Ferizaj, 2 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtërpcë.”

Po ashtu janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Ferizaj e 2 në Kaçanik.

“Policia ka arrestuar 19 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.”

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra: – Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë – Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”- Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat