Prizren: Pesë lëmosh-kërkues ndalohen dhe largohen nga rruga

Kronikë

Prizren: Pesë lëmosh-kërkues ndalohen dhe largohen nga rruga

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat për parandalimin e lëmosh-kërkimit në hapësirat publike të Prizrenit.

Sipas njoftimit, në kuadër të planit operativ “Lëmosh-Kërkuesit”, njësitë sektoriale të Stacionit Policor Prizren kanë identifikuar pesë persona që kërkonin lëmosh. Katër prej tyre janë gjobitur me tiketa për kundërvajtje, sipas Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike.

Një person nuk posedonte dokument identifikimi dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në njësitin e Vijës së Gjelbër në pikën kufitare të Vërmicës.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë për qytetarët, duke kërkuar bashkëpunim të vazhdueshëm nga qytetarët për raportimin e çdo veprimi që cenon rendin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat