S’ndalen festimet me armë, në Gjakovë policia gjeti 49 gëzhoja në një aheng

Kronikë

S’ndalen festimet me armë, në Gjakovë policia gjeti 49 gëzhoja në një aheng

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 09:50
Policia

Të shtënat me armë në ahengje familjare nuk kanë të ndalur.

Së fundmi është raportuar se në qytetin e Gjakovës ka pasur të shtëna me armë.

Pasi policia ka pranuar informatën ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur e konfiskuar 49 gëzhoja, kalibra të ndryshëm të cilat dyshohen se janë shkrepur gjatë festës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat