Istog: Gjendet i vdekur një person në veturë

Kronikë

Istog: Gjendet i vdekur një person në veturë

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin.

“Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar informacion se se në drejtim të fshatit Çerkolez, një person gjendej pa shenja jete brenda një automjeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca, ku mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në ndërkohë është njoftuar edhe prokuroria ku ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin”, ka thënë Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat