Një i vdekur në një aksident komunikacioni në Klinë

Kronikë

Një i vdekur në një aksident komunikacioni në Klinë

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Një perona ka vdekur si pasojë e një aksidenti  që ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes në fshatin Gjurgjevik të Klinës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se vdekja është konstatuar nga ekipet mjekësore.

Ai ka thënë se në këtë aksident ku është përfshirë një veturë dhe një autobus me udhëtarë lëndime kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë.

“Rreth orës 06:10 minuta kemi marrë informacion për një aksident në fshatin Gjergjevik i madh i Klinës ku janë përfshirë një autobus udhëtarësh dhe një veturë, ku lëndime kanë pësuar 6 perosna të cilët janë transferuar në Spitalin e Pjesës, ku atje ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se në vendngjarje janë ekipet përkatëse dhe prokurori i rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat