Është arrestuar një person te “Bill Clinton” në Prishtinë, pasi të njëjtit i është kapur drogë.
Policia për Klan Kosova ka thënë se nga tij ka filluar hetim për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, njësitet e stacionit policor Jugu, kanë ndalur një person të dyshuar, të cilit pas një kontrolle i është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike.
Në koordinim me prokurorin ndaj tij ka filluar hetim për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet në konfirmim.