Zjarr i madh në Shtime – 10 persona asfiksohen nga tymi, dy vetura dhe një hangar shkrumbohen

Kronikë

Zjarr i madh në Shtime – 10 persona asfiksohen nga tymi, dy vetura dhe një hangar shkrumbohen

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen e Pajtimit në Shtime, ku një zjarr i madh ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ka rrezikuar jetën e disa qytetarëve.

Media mëson se rreth orës 14:20 është raportuar për zjarr, ndërsa rreth orës 14:50 në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit, KEDS-i dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Shtime.

Nga zjarri janë djegur: një hangar, një veturë “Mercedes”, një veturë “Chevrolet”, shumë mjete pune, si dhe një shupë me sasi drunjsh.

Si pasojë e tymit, 10 persona janë asfiksuar, ku tre prej tyre janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Ferizajt. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile.

Viktimat e dëmit material janë identifikuar si: Nuhi Ukzmajli rreth 59-vjeçar – me dëme rreth 1,700 euro, Islam Bajrami rreth 59-vjeçar – me dëme rreth 31,350 euro.

Hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendngjarje, ndërsa sipas dyshimeve të para, shkaktari i zjarrit mund të jetë faktori njeri.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat