Dy shtetas të huaj janë arratisur nga Kampi i azilantëve në Vranidoll.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, njëri prej tyre u ndalua nga Policia, ndërsa tjetri është në kërkim.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:00 dhe u iniciua si “Arratisje e personit të privuar nga liria”.
“Vranidoll-Kampi i azilantëve / 30.80.2025 – 16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që nga dy azilant shtetas të huaj të cilët kanë tentuar të arratisen, njërin e kanë ndaluar, ndërsa tjetri është në kërkim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.