Arrestohen dy të huaj në Prishtinë, u kapën me drogë

Kronikë

Arrestohen dy të huaj në Prishtinë, u kapën me drogë

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Dy shtetas të huaj janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të njëjtit, gjatë kontrollit te ta, kanë gjetur sasi droge.

“Prishtinë / 02.09.2025-12:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi tek të njëjtit njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike në peshë totale 3.28 gramë”, u tha në raporton 24-orësh të Policisë.

Ndërkaq, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit do të dërgohen në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat