​Konfiskohen armë zjarri dhe kokainë në Ferizaj, askush i arrestuar

Kronikë

​Konfiskohen armë zjarri dhe kokainë në Ferizaj, askush i arrestuar

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me njësitet tjera policore, ka realizuar dje një operacion në Ferizaj pas zhvillimit të hetimeve paraprake.

Operacioni është kryer në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata për kontroll në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të një të dyshuari, mashkull kosovar-shqiptar.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë e tipit M-57, një karikator me 8 fishekë, gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm, dy fishekë me gaz, një pushkë ajrore, shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm, një fishek me mbishkrimin Maxx Tech .380, një veturë Audi A3 me targa lokale.

Sipas Policisë, brenda një pakete çamçakëzësh janë gjetur 66 paketime të vogla me pluhur të bardhë, të dyshuara si substancë narkotike e llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 34.10 gram.

Pavarësisht zbulimeve të bëra, nuk raportohet për persona të arrestuar deri në këtë fazë të hetimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat