Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër të dyshuar u dërguan në mbajtje

Kronikë

Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër të dyshuar u dërguan në mbajtje

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 16:03
Foto

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Fushë-Kosovë, Istog, Malishevë, Rahovec dhe Mitrovicë. Katër të dyshuar u dërguan në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Fushë-Kosovë është arrestuar një person nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Fushë Kosovë/ 06.09.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në Istog, raportohet se dy persona u rrahën nga gjyshi dhe gjyshja e tyre. Të dyshuarit u arrestuan e më pas u liruan në procedurë të rregullt.

“Istog/ 06.09.2025 – 19:40. Një femër dhe një mashkull kanë raportuar se janë rrahur nga gjyshi dhe gjyshja i tyre. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Malishevë u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike dhe kanosi nënën e tij.

“Malishevë /06.09.2025 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në rastin e parë në Rahovec, u arrestuan babë e bir nën dyshimin se u rrahën mes vete.

“Rahovec /06.09.2025 – 17:25. Janë arrestuar babë dhe birë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes tyre. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në rastin e dytë në Rahovec, u shoqërua në Polici një person nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

“Rahovec /06.09.2025 – 20:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Mitrovicë u arrestua një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një grua.

“Mitrovicë/06.09.2025 – 09:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat