Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave në Pejë

Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave në Pejë

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 18:45
Fotoe publikuar ne Facebook

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Pejë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, kanë publikuar fotografitë e disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme me narkotikë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit kërkohen për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke ftuar që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së këtyre personave, të kontaktojë menjëherë organet e rendit.

Për të dhënë informacione, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 192 ose të dërgojnë email në adresën [email protected].

Policia ka theksuar se çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat