Aksident në Vranidoll, vetura përfundon sipër mbrojtëseve të rrugës

Kronikë

Aksident në Vranidoll, vetura përfundon sipër mbrojtëseve të rrugës

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 09:07
Foto nga aksidenti

Një aksident tjetër është regjistruar sot edhe në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Bazuar në fotot e publikuara në media, një veturë është përplasur për mbrojtëset anësore të rrugës, duke përfunduar sipër.

Ende nuk dihet nëse nga ky rast ka ndonjë person të lënduar.

Media ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat