Një person raportohet se është rrokullisur me traktor në Zubin Potok.
Sipas raportit 24-orësh, thuhet se rasti kishte ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar ku dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.