Transportonte ilegalisht drunj, kapet një person në Shtërpcë

Kronikë

Transportonte ilegalisht drunj, kapet një person në Shtërpcë

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore.

Sipas policisë në rrugën e fshatrave Kashtanjevë – Burrnik, kanë ndaluar traktor me rimorkio të drejtuar nga personi F.V, i cili po transportonte drunj pa dokumentacionin.

“Në koordinim me autoritetet e Agjencionit të Pyjeve, traktori me rimorkio dhe drurët e prerë janë konfiskuar.

Ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente”, thuhet në një njoftim të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat