Aksion në Vushtrri, arrestohen katër persona për disa vepra penale

Kronikë

Aksion në Vushtrri, arrestohen katër persona për disa vepra penale

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Vushtrri, duke kontrolluar tri lokacione – dy në fshatin Ropicë dhe një në qytetin e Vushtrrisë.

Si rezultat, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “detyrimi”, si dhe një tjetër që ishte në arrati për veprat “lëndim i lehtë trupor” dhe “arratisja e personave të privuar nga liria”.

Me vendim të prokurorit, të katër të ndaluarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nërkohë që operacioni po vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat