Prishtinë: Gruaja sulmohet nga bashkëshorti, policia në kërkim të të dyshuarit

Kronikë

Prishtinë: Gruaja sulmohet nga bashkëshorti, policia në kërkim të të dyshuarit

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2025 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një grua ka pësuar lëndime si pasojë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj, të martën mbrëma në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 18:00, për motive ende të panjohura.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në QKUK, ndërsa më pas, me dëshirën e saj, është kthyer tek familja bashkë me vajzën.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe njësitet policore po punojnë për gjetjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat