Tre të lënduar në vetaksidentin në autostradën Vermicë-Prizren

Kronikë

Tre të lënduar në vetaksidentin në autostradën Vermicë-Prizren

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 19:46
Ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një vetaksident që ka ndodhur në autostradën Vermicë -Prizren në kilometrin e 10 –të.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi dyshohet shoferi ka humbur kontrollin e automjetit.

“Sot rreth orës 15:00, është raportuar për një vetaksident trafiku në autostradën Vermicë-Prizren, në kilometrin e 10-të.

Drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, 3 persona kanë marrë lëndime. Policia po i kryen hetimet lidhur me shkaqet tjera të mundshme që çuan te aksidenti. Apelojmë për kujdes te të gjithë shoferët, të respektohen rregullat në trafik”, ka thënë Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat