Tre të mitur sulmojnë me gurë një 63-vjeçar në Mitrovicë të Veriut

Kronikë e zezë

Tre të mitur sulmojnë me gurë një 63-vjeçar në Mitrovicë të Veriut

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Të mërkurën në veri të vendit, Policia e Kosovës arrestoi tre të mitur, të dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë” Urall Boshnjaku, bëhet fjalë për dy 15-vjeçar dhe një 14-vjeçar.

Sipas Boshnjakut, të miturit dyshohet se sulmuan me gurë një burrë 63-vjeçar, i cili në momentin kur u sulmua, ishte duke drejtuar një biçikletë.

Viktima ka denoncuar rastin në Polici, dhe po ashtu ka raportuar se tre të dyshuarit kanë ngacmuar edhe nipin e tij të mitur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat