Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dy raste të kanosjes në qytetet Prishtinë dhe Prizren.
Në Prishtinë është raportuar një rast kanosjeje, ku një burr është kanosur nga e dyshuara grua.
E dyshuara, sipas policisë, është intervistuar nga njësitet përkatëse policore dhe me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, në Prizren është arrestuar një person i dyshuar se ka kanosur tre zyrtarë policorë gjatë kohës sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është iniciuar procedurë hetimore.