​Fajde dhe vepra të tjera, aktakuzë ndaj dy personave

Kronikë e zezë

​Fajde dhe vepra të tjera, aktakuzë ndaj dy personave

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për fajde, shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe kanosje.

Bëhet fjalë për personat me inicialet B.M dhe Q.M.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2020 të pandehurit, në kundërshtim me ligjin, kanë kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale të pasurisë në këmbim të një shërbimi ndaj të dëmtuarit, duke i dhënë atij para me fajde disa herë.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit ia kanë tjetërsuar të dëmtuarit pronën në Prishtinë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i kthejë mjetet financiare.

“Gjithashtu, B.M dhe Q.M, akuzohen se në bashkëkryerje, duke e ditur se pasuria rrjedh nga aktiviteti kriminal, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe të fshehjes së vlerës reale, në mënyrë të kundërligjshme e konvertojnë, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë prej 6,300,000.00 € [gjashtë milionë e treqind mijë euro]”, tha Prokuroria Speciale në një njoftim për media.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të anulojë në tërësi të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat