I vidhet motoçikleta një shtetasi turk në Prishtinë

Kronikë e zezë

I vidhet motoçikleta një shtetasi turk në Prishtinë

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një shtetas turk ka raportuar në polici se motoçikleta e tij është vjedhur në Prishtinë gjatë natës midis 6 dhe 7 tetorit.

Në raportin e Policisë, thuhet se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, në orët ndërmjet 20:00 dhe 08:00 të mëngjesit.

Motoçikleta, që kishte targa vendore, dyshohet se është marrë nga persona të panjohur.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat