Arrestohet i dyshuari se sulmoi një person në një pikë derivatesh e më pas goditi me kokë policin në stacion policor

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari se sulmoi një person në një pikë derivatesh e më pas goditi me kokë policin në stacion policor

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se në një pikë derivatesh ka sulmuar fizikisht një person, e më pas kur u shoqërua në Polici e goditi me kokë një zyrtar policor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:30 dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Rr. Ulçini,  Mitrovicë Jug 11.10.2025-04:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, i njëjti në një pikë të derivateve e ka sulmuar fizikisht viktimën m/k, po ashtu i dyshuari derisa ka qenë duke u shoqëruar në polici e ka sulmuar me kokë  njërin nga zyrtarët policor. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një shkop i hekurit”, njofton Policia.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat