​Aksidentohen dy vetura në Peran të Podujevës, ka të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksidentohen dy vetura në Peran të Podujevës, ka të lënduar

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Peran të Podujevës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha për KosovaPress se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat