Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Kronikë

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një  shtetase e huaj në Shtërpcë.

Në bazë të raportit 24-orësh, thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore.

Rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thotë Policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat