Arrestohet në kufi 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Norvegjia

Kronikë

Arrestohet në kufi 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Norvegjia

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me Policinë e Kukësit, kanë arrestuar në hyrje të territorit shqiptar një shtetas kosovar të cilit i ishte vënë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze.

Bëhet fjalë për J.K., 35 vjeç, banues në Kosovë, i cili dyshohet për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”, për të cilat është shpallur në kërkim nga Gjykata Lokale Sor Rogaland në Norvegji.

Gjatë kontrolleve të kryera në pikën e kalimit kufitar të Morinës, për goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, u konstatua praninë e 35-vjeçarit që po tentonte të hynte në Shqipëri. Pas verifikimeve të bëra në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpolin në Oslo, ai u arrestua me qëllim ekstradimin.

Aktualisht, po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Norvegjisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat