Një person në Vushtrri është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin e marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të pozitës zytare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se me qëllim të përfitimit personal ka pranuar shuma të ndryshme të të hollave nga 10 deri 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore, transmeton KosovaPress.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
"Vushtrri / 19.08.2025 – 2025. Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart.
Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.