Një i lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Carralevë

Kronikë e zezë

Një i lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Carralevë

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Carralevë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:23.

Të përfshira kanë qenë dy automjete, njëra me targa vendore e tjetra me të huaja.

“Viktima është trajtuar në Shtime. Për detaje shtesë do të njoftoheni së shpejti”, tha Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat