Dyshohet që zyrtari i BE-së që u ther në Gjakovë ishte në të njëjtën veturë me sulmuesin

Kronikë e zezë

Dyshohet që zyrtari i BE-së që u ther në Gjakovë ishte në të njëjtën veturë me sulmuesin

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Një incident i rëndë ka ndodhur të martën në Gjakovë, ku një zyrtar i Bashkimit Evropian është therur me një mjet të mprehtë.

Policia përmes raportit 24-orësh njoftoi se viktima kishte pësuar dy plagë dhe ka marrë ndihmë të menjëhershme mjekësore në QKMF Gjakovë dhe më pas është transferuar në QKUK, ku gjendja e tij raportohet stabile.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje për mediat ka konfirmuar rastin duke shprehur tronditjen dhe shqetësimin për ngjarjen dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe të plotë zyrtarit të saj.

Ky medium ka mësuar se zyrtari i BE-së ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Gjakovës rreth orës 20:00.

Dyshohet se është sulmuar nga një person i panjohur që në atë kohë ishte së bashku në veturë me viktimën dhe se nuk dihet se si janë gjendur në të njëjtën veturë

Raportohet se vendi i incidentit nuk dihet, por dyshohet se ka ndodhur nga Klina në drejtim të Gjakovës.

Rasti është duke u hetuar si vrasje e rëndë në tentativë, kurse motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat