Sulmon fizikisht gruan në Malishevë, të dyshuarit i konfiskohet pistoleta me pesë fishekë

Kronikë e zezë

Sulmon fizikisht gruan në Malishevë, të dyshuarit i konfiskohet pistoleta me pesë fishekë

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Malishevë.

Sipas raporti të Policisë së Kosovës, pas mosmarrëveshjes verbale i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, transmeton KosovaPress.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë me të cilën armë viktima ka deklaruar se ishte kanosë nga i dyshuari para disa viteve

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

"Skenderaj 04.11.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë me të cilën armë viktima ka deklaruar se ishte kanosë nga i dyshuari para disa viteve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat