Dhëndri që vrau dy miqtë, në prill ishte në burg – ka aktakuzë për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Dhëndri që vrau dy miqtë, në prill ishte në burg – ka aktakuzë për dhunë në familje

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

I arratisuri për vrasjen e dyfishtë, ku privoi nga jeta dy miqtë e tij, në fshatin Gollubovc të Malishevës është emër i njohur për organet e rendit.

Burimet kanë bërë me dije se A.I ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari në muajin prill ka qenë edhe në paraburgim dhe nuk dihet kur i është ndërprerë masa e sigurisë.

Isufi, i cili ka ikur pas krimit të rëndë, dyshohet se i vrau vëllezërit e gruas, te shtëpia e tyre në Malishevë.

Policia dhe Prokuroria tashmë janë aktivizuar ëpr të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat