​Tri javë nën presion, viktima raporton ngacmim të vazhdueshëm

Kronikë e zezë

​Tri javë nën presion, viktima raporton ngacmim të vazhdueshëm

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 10:43
Policia

Një vajzë nga Kamenica ka raportuar në polici se prej afro tri javësh po shqetësohet dhe ngacmohet përmes telefonit nga një person i dyshuar.

Sipas raportit policor, i dyshuari është mashkull kosovar, ndërsa viktima ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve pas vazhdimit të sjelljeve ngacmuese.

Policia e Kosovës ka njoftuar se prokurori i shtetit është informuar për rastin.

Si dhe se po zhvillohen hetime për ndriçimin e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat