​Ndalohet 48 orë një i dyshuar për përdorim të armës në Vushtrri

Kronikë e zezë

​Ndalohet 48 orë një i dyshuar për përdorim të armës në Vushtrri

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Hetuesit e Stacionit Policor, pas hetimeve të zhvilluara kanë arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se sot në Vushtrri ka shtënë me armë zjarri në ajër, raporton KosovaPress.

Në njoftim thuhet se në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari.

Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat