Prangoset një grua për keqtrajtim të fëmijëve – njëri prej tyre kërkon ndihmë mjekësore

Kronikë e zezë

Prangoset një grua për keqtrajtim të fëmijëve – njëri prej tyre kërkon ndihmë mjekësore

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar në qytetin e Ferizajt nën dyshimet për veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 5 nëntor, ndërsa sipas policisë bëhet fjalë për më shumë se një fëmijë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimave kosovarë”.

Poashtu, bëhet e ditur se njëri nga fëmijët ka pranuar tretman mjekësor.

“Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjeksor, kurse me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat