Çokollata të fshehura në autobus, Dogana parandalon kontrabandën mbi 10 mijë euro

Kronikë

Çokollata të fshehura në autobus, Dogana parandalon kontrabandën mbi 10 mijë euro

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 11:40
Dogana parandalon kontrabandën mbi 10 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje, rreth orës 12:30, në hyrje të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, njësitë doganore, në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë ndalur për kontroll të rregullt një autobus të linjës ndërkombëtare.

Edhe pse drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për t’u paraqitur, automjeti është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit, në hapësira të modifikuara dhe të kamufluara brenda autobusit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara:

Produkte ushqimore – çokollata, me sasi totale 620 pako / 1,380 kg dhe me vlerë të përgjithshme mbi 10,000 euro. Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj palës së përfshirë është niciuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat