Zhduket një i mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronikë

Zhduket një i mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Raportohet se në Stacionin Policor në Prishtinë, një qytetare ka raportuar zhdukjen e djalit të saj të mitur.

Sipas ankueses, më datë 10.11.2025, i mituri kishte dalë nga shtëpia, në rrugën “Bill Klinton”, dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë  10.11.2025 – NN. Më 17.11.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj-i mitur, me datën e lart-cekur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat