Iu gjetën dy thika dhe një sprej në veturë, i dyshuari rezultoi se ishte në kërkim nga Policia

Kronikë

Iu gjetën dy thika dhe një sprej në veturë, i dyshuari rezultoi se ishte në kërkim nga Policia

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturë iu gjetën dy thika dhe një sprej. Gjatë verifikimit rezultoi se ishte person në kërkim.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë  18.11.2025 – 01:45.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sprej.

I dyshuari gjatë verifikimit ka rezultuar se është në kërkim policor dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat