Vrasje në tentativë në Podujevë, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

Kronikë

Vrasje në tentativë në Podujevë, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 18 nëntorit në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë dy të mitur të tjerë.

Viktimat kanë marrë ndihmën e parë në emergjencën e qytetit dhe më pas janë dërguar në QKUK, ndërsa policia ka sekuestruar thikën e përdorur në sulm.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti po hetohet si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat