Vidhen para dhe stoli ari në Ferizaj, dëmi rreth 50 mijë euro

Kronikë

Vidhen para dhe stoli ari në Ferizaj, dëmi rreth 50 mijë euro

Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Persona të dyshuar kanë kryer një vjedhje të rëndë ditën e djeshme në Slivovë të Ferizajt.

Në raportin e Policisë, thuhet se hajnat duke hapur një dritare me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit dhe nga aty kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Media po ashtu merr vesh se dëmi i shkaktuar llogaritet rreth 50 mijë euro.

Ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat