Dy të lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj

Kronikë

Dy të lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete sonte në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

“Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një motoçikletë dhe në veturë. Lëndime trupore kanë pësuar dy persona që ishin në motoçikletë”, tha ai.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë Policia e Kosovës dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat