Arrestohet vushtrriasi për dy raste të vjedhjeve të naftës gjatë nëntorit

Kronikë

Arrestohet vushtrriasi për dy raste të vjedhjeve të naftës gjatë nëntorit

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Policia e ka arrestuar një person për veprën penale “Vjedhje” në qytetin e Vushtrrisë, të hënën.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nga provat dhe informacionet e siguruara gjatë hetimit, dyshohet se i dyshuari gjatë muajit nëntor, në intervale të ndryshme kohore, “në dy raste ka kryer vjedhje të sasisë së naftës, ku i dyshuari kishte vjedhur naftë nga gjeneratori i ankuesit”.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat