U rrahën mes vete dy familjare në Gjakovë, shkak një mosmarrëveshje

Kronikë

U rrahën mes vete dy familjare në Gjakovë, shkak një mosmarrëveshje

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Dy gra janë arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje të mërkurën.

Në raportin 24-orësh të policisë, për këtë rast është iniciuar vepra penale “dhunë në familje”.

Sipas policisë, nuk raportohet për lëndime apo edhe tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat