Sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i të dënuarit S.T. (49), nga fshati Gjonaj i Prizrenit, raporton KosovaPress.
Ekstradimi u krye në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge, kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I dënuari është gjykuar me një total prej tri vjet e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej katër mijë euro, por i ishte shmangur vuajtjes së dënimit.
S.T. pas dorëzimit nga autoritetet kompetente hungareze është dërguar në qendrën e paraburgimit