Po kërkohej nga Interpoli, arrestohet 48-vjeçari nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Kronikë

Po kërkohej nga Interpoli, arrestohet 48-vjeçari nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 17:44
Foto ilustruese

MPB ka njoftuar se në pikën kufitare në Bellanoc është arrestuar 48-vjeçari nga Kosova, që siç bëjnë të ditur në njoftim, ai po kërkohej nga Interpoli i Zvicrës

Njoftimi:

“Më 03.12.2025 në Pikën Kufitare “Bellanoc”, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.B. (48) nga R. e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se për të ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli–Zvicër.

Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat