Tre persona arratisen nga Lipjani, policia i kap dhe i rikthen në Qendrën Korrektuese

Kronikë

Tre persona arratisen nga Lipjani, policia i kap dhe i rikthen në Qendrën Korrektuese

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 09:17
Ilustrim

Tre persona të dënuar në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan janë arratisur mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:25.

Rasti është raportuar menjëherë te autoritetet kompetente.

Sipas policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur t’i kapin tre të arratisurit, të cilët më pas janë kthyer përsëri në qendër.

"Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat